Të mërkurën, një agjent i regjimit iranian, Ahmadreza Doostdar, u dënua me më shumë se tre vjet burg nën akuzën e spiunazhit kundër opozitës iraniane, Organizata Popullore Mojahedin e Iranit (PMOI, Mujahedin-e Khalq, MEK).

Doostdar, një qytetar iraniano-amerikan, u akuzua në gusht 2018 për survejim të anëtarëve dhe përkrahësve të MEK-ut dhe për mbledhje informacioni. Një agjent tjetër, i identifikuar si Maxhid Ghorbani, gjithashtu u akuzua se shërbeu si agjent i paligjshëm i Iranit në lidhje me mbikëqyrjen e fshehtë.

Si objekt i survejimit të FBI-së, Doostdar u vëzhgua duke ecur ngadalë, duke mbikqyrur ambjentet e tij dhe duke hulumtuar makinat dhe pasqyrimin e vitrinave të dyqaneve. Ai ecte në forme rrethi në takime, duke ndryshuar rrobat e tij më parë dhe duke vepruar si një “agjent I regjur”, shkroi një agjent i FBI në vitin 2018. Këto shenja tregojnë se ai ishte një agjent i trajnuar i Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së regjimit (MOIS).

Vitin e kaluar të dy burrat pranuan se ishin fajtorë. Doostdar pr

anoi gjatë akuzës se ai shërbeu si agjent i regjimit iranian pa njoftuar prokurorin e përgjithshëm amerikan. Ghorbani, i cili pranoi fajësinë për akuzën e vetme për ofrimin e shërbimeve regjimit në shkelje të sanksioneve amerikane, u dënua të Mërkurën me 30 muaj burg.

“Seancat gjyqësore, në këtë rast, dëshmojnë koston e lartë për ata që veprojnë si agjentë të qeverisë iraniane në Shtetet e Bashkuara ose ofrojnë shërbime që përfiton qeveria e Iranit, veçanërisht kur ato aktivitete kanë si objektiv fjalën e lirë dhe të drejtat e tubimit paqësor të njerëzve në Shtetet e Bashkuara, “tha Jessie Liu, avokati amerikan për DC, në një deklaratë.

Në një seancë dëgjimore dy-orëshe përpara gjykatësit të rrethit të SHBA Paul Friedman i Rrethit të Kolumbisë, prokurori Jocelyn Ballantine tha se Doostdar kishte rekrutuar Ghorbanin për të fotografuar dhe identifikuar përkrahësit dhe anëtarët e MEK në SH.B.A., me qëllim të shkatërrimit të grupit. Ballantine tha se qeveria iraniane ka një procesverbal të “veprimeve të tmerrshme të dhunës” kundër MEK, duke shtuar se fotografitë jepnin informacione që mund të ndihmojnë Iranin të sulmojë anëtarët e grupit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA