Meghan Markle fiton lirinë, fotografohet në Kanada duke shkuar në aeroport me makinë

17/01/2020 17:58

Meghan Markle përfitoi plotësisht nga pavarësia e saj e re nga Kurora kur ajo u fut vetë në një aeroport kanadez për të pritur një nga miket e saj, e cila udhëtoi për në ShBA gjatë fundjavës.

Dukesha e Sussex-it ishte parë në fotografitë e siguruara ekskluzivisht nga DailyMail.com e parkuar jashtë Aeroportit Ndërkombëtar të Victorias të enjten pasdite.

Ajo dukej mirë ndërsa bisedonte me një shok mashkull në sediljen e përparme, për të cilin besohej se ishte roja personale, për rreth 10 minuta derisa mbërriti mikesha e saj Heather Dorak.

Zonja Dorak, e cila erdhi nga San Antonio, Teksas, por jeton në Kaliforni, u bë mori pjesë në dasmën mbretërore në maj të vitit 2018 me burrin e saj Matt Cohen. Ajo drejton markën “Pilates Platinum”.

Shoqet ishin gjithashtu të dyja shtatzëna në të njëjtën kohë në fund të vitit 2018, por fëmijët e tyre nuk ishin me ta në mbërritje dje pasdite.
5.000 milje larg në Londër, burri i saj Harry bëri paraqitjen e tij të parë në publik që nga ngjarjet e fundit që morën dhenë.

Paraqitja në aeroport e Meghanit erdhi tetë ditë pasi ajo dhe Princi Harry njoftuan se do të hiqnin dorë nga detyrat e tyre si mbretërorë do të ndanin kohën e tyre midis Mbretërisë së bashkuar dhe Amerikës së Veriut.

Meghan u pa e veshur me një pallto të zezë, syze dielli me madhësi të madhe dhe kapuç me lesh.
Ajo hoqi syzet e diellit për një moment të shkurtër para se t’i vinte përsëri për të bllokuar diellin e ashpër të ditës së vonë.

Një buzëqeshje u përhap në fytyrën e saj kur vuri re që shoqja e saj i afrohej veturës me një valixhe dhe çantë tërheqëse.
Dukesha e Sussex-it pati paraqitjen e saj të parë publike pas “skandalit mbretëror”, të martën në Vankuver, kur vizitoi një strehimore të grave në lagjen më të varfër të Kanadasë.

Harry pritet të bashkohet me Meghanin në Kanada së shpejti, pasi kaloi kohën në Britani për të hartuar kushtet për çiftin që u largua gjatë një samiti me Mbretëreshën, Princin Charles dhe Princin William në Sandringham të hënën. Telegraf

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA