“Ka detyra shtëpie për t’u bërë”/ Soreca deputetëve: Roli i parlamenteve s’mund të nënvlerësohet

17/01/2020 11:07

Gjatë fjalës së tij në konferencën XVI të komisioneve parlamentare, ndër të tjera, ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luiggi Soreca deklaroi se vendet e rajonit që presin të anëtarësohen në BE kanë ende detyra shtëpie për të bërë.

“Këtë javë presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen deklaroi se nëse samiti i Zagrebit do të jetë i suksesshëm, BE do të bëjë detyrat e saj. Procesi i Zgjerimit do të nisë bazuar në propozimet e komisionit. Por ka detyra shtëpie për t’u bërë në rajon. Ne duhet të punojmë për angazhime dhe qeveritë në rajon duhet të punojnë. Ju si parlamentarë keni rol jetik në qeverinë tuaj sa i përket zbatimit të reformave, sidomos në luftën kundër krimit të organizuar”, u shpreh Soreca.

Më tej shtoi:

“Roli i parlamenteve nuk mund të nënvlerësohet. Integrimi në BE kërkon vendosmëri politike. Ju jeni në zemër të këtij procesi, luani rol jetik. Integrimi në BE nuk është qëllim në vetvete. Ju si anëtarë të parlamentit keni rol të rëndësishëm. Nuk është gjithmonë dialogu, por ai është jetik për një progres të suksesshëm por edhe për procesin e integrimit në BE.”

Për ta përmbyllur me:

“Dialogu nuk është i rëndësishëm vetëm për vendin, por mes vendeve, qeverive të rajonit. Stabiliteti nuk mund të arrihet në izolim. Rajoni në nëntor u bashkua pas pasojave të tërmetit në Shqipëri. Solidariteti që kemi parë këto javë ka qenë i madh. Ju mund të besoni se BE është në anën tuaj dhe në frymën e dialogut ju uroj një diskutim të suksesshëm.”

Top Channel