Në mbledhjen e parë të Këshillit Politik, i krijuar për reformën zgjedhore, është bërë i ditur edhe qëndrimi i Opozitës së Bashkuar.

Janë 7 pika kryesore ku fokusohet qëndrimi i PD-LSI dhe i aleatëve, që fillojnë që nga mënyra se si do të funksionojë Këshilli Politik dhe deri te prioritetet e punës së tij.

Në qëndrimin e opozitës përsëritet disa herë nevoja për vullnet politik në zbatimin e rregullave që tashmë janë të përcaktuara.

Opozita e bashkuar, ndër të tjera, thotë se angazhohet për të diskutuar një reformë për ligjin e partive politike, përfshirë transparencën e financimit të tyre dhe fushatave zgjedhore, vendimmarrjen demokratike brenda partive politike, si dhe një sistem zgjedhor që u jep mundësi qytetarëve të shprehen për përfaqësuesit e tyre dhe një reformë kushtetuese që synon forcimin e llogaridhënies dhe kontrollit ndaj pushtetit.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel