VIDEO/ Zjarri në fabrikën e dyshekëve në Kavajë, s’është hera e parë që digjet
16/01/2020 20:15
Një fabrikë dyshekësh u përfshi nga flakët në rrugën nacionale Kavajë-Rrogozhinë, diku rreth orës 19:10.
Fabrika ndodhet në pronësi të babit të kryetarit të bashkisë, Redjan Krali, Gjergji Kralit. Burime për Top Channel bëjnë me dijeni se kjo nuk është hera e parë që fabrika përfshihet nga flakët.
Policia dhe shërbimi i zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Paraprakisht dyshohet se zjarri është aksidental.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.
Top Channel