Vëllai i Olta Bokës prezanton “shoqen” në familje: Oltën e dëgjoj më shumë se mamin!

16/01/2020 18:22

Vëllai i këngëtares Olta Boka, Stivi Boka, ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli për projektin e fundit muzikor dhe marrëdhënien me të motrën.

Ai e konsideroi Oltën jo vetëm si motër, por si vëlla e prind, duke shprehur mirënjohje për ndihmën dhe këshillat e saj të vlefshme.

I pyetur nga Bieta nëse dëgjon më shumë këshillat e Oltës apo të së ëmës, Stivi disi i pavendosur zgjodhi të parën.

Nga ana tjetër këngëtari pranoi që është në një lidhje dashurie, madje “shoqen” ia ka prezantuar edhe familjes, por nuk ndau më shumë detaje.

Ç’mendim do ketë vallë Olta dhe prindërit për vajzën në fjalë? Kjo pritet të zbulohet në një moment të dytë.

 

 

Top Channel