Shoqe e Sinanit e Bes Kallakut, reperja 10-vjeçare “e djeg” skenën me këngën e Taynës

16/01/2020 18:19

Klea Xhaferri është një vogëlushe 10-vjeçare që ëndërron të bëhet këngëtare dhe prej disa vitesh ka nisur nga puna për ta bërë këtë ëndërr realitet.

Shoqe e ngushtë e Sinan Hoxhës dhe e Bes Kallakut apo “lokut” siç e thërret ajo, Klea ka publikuar dy videoklipe të sajat.

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ajo tregoi se ka nisur të këndojë që në moshën 3-vjeçare dhe e përballon skenën më së miri.

Këtë e tregoi edhe gjatë intervistës, ku pa asnjë kompleks këndoi këngët e shokëve të saj të ngushtë, repoi refrenin e një prej këngëve të Taynës dhe e mbylli me një “freestyle”.

Top Channel