“E prishët një herë në vitin 1990, ju ka mbaruar koha”/ Përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit, përzenë personin që i kundërshtoi Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik, i krijuar për realizimin e reformës zgjedhore.
Rudina Hajdari, përfaqësuese e Grupit Parlamentar Demokrat, tha se “e rëndësishme është që produkti final të jetë i dakordësuar mes palëve”. Ajo e konsideroi takimin e sotëm të suksesshëm dhe se Këshilli mund të mblidhet çdo ditë.
Ndërsa Oerd Bylykbashi, përfaqësues i Partisë Demokratike, tha se çështjet prioritare në diskutime “janë në përputhshmëri me rekomandimet e OSBE/ODIHR”.
“Konsensusi të qëndrojë deri në miratimin e Reformës Zgjedhore”, tha ai.
Edhe Damian Gjiknuri, përfaqësues i Partisë Socialiste, kërkoi që puna në Këshillin Politik të jetë e përditshme, në mënyrë që për dy muaj të ketë një produkt final.
Ai tha se Partia Demokratike ka bërë një kthesë të madhe nga qëndrimet e saj ekstremiste.
Top Channel