Ashtu si Partizani e Tirana dhe Kukësi zgjodhi Antalian për të zhvilluar fazën përgatitore të dimrit dhe veç skuadrës e stafit teknik me ta ka qëndruar dhe drejtori sportive Nderim Nexhipi.
Për Top Channel ai u shpreh se gjendja aktuale e skuadrës është e mirë por nuk la pa komentuar dhe merkaton duke zbulur objektivin e tyre.
“Faza përgatitore ka shkuar mirë dhe skuadra sëbashku me stafin teknik kanë punuar mjaft mirë. Besoj që do të jemi gati për vijimin e kampionatit. Sa i takon merkatos mund të them se kemi pasur vetëm një largim, Dakun dhe nuk besoj të ketë të tjerë por mund të tregoj që edhe afrim do jetë vetëm një. Pikërisht një zëvendësues për Dakun, sulmues me të cilin jemi në bisedime dhe do të jetë i huaj”, ka thënë Nderim Nexhipi – Drejtor i Kukësit.
Në vijim Nexhipi nguroi të tregonte se cilën skuadër që si ata zgjodhën Antalian për fazën përgatitore sheh më në formë, Partizanin apo Tiranën? Mbi te gjitha, cili është kundërshtari për titull?
“Këtë sezon gara do të jetë e fortë, gjithsesi unë mendoj se pavarësisht të gjithave rivali kryesor i yni mbetet Partizani duke mos i hequr meritat Tiranës dhe Bylisit për forcën e treguar”, tha Nderim Nexhipi.
Top Channel