Gjyshja trime 72 vjeç përleshet dhe mund grabitësin 20 vjeç, për bicikletën 2500 euro

16/01/2020 17:54

Heroike është quajtur rezistenca e gruas së moshuar e cila ndaloi një grabitje. Një djalë i ri kërkon të rrëmbejë një biçikletë me vlerë 2500 euro, por gruaja nuk i lejon.

Supergjyshja 72 vjeçare quhet Mari Parker dhe ajo është përleshur me grabitësin 20 vjecar dhe gjithcka është filmuar nga kamerat e sigurisë. Në pamje duket se si pensionistja për minuta të tëra reziston dhe i ka duart shumë më të forta se i riu. Gjithcka ndodhi në qendrën e vjetër të Barnsley South Yorkshire. Në ndihmë të gjyshes shkuan dy burra por ata vetëm pak sekonda I bënë rezistencë hajdutit i cili luftën më të madhe e kishte me të moshuarën. 20 vjeçari në fund hoqi dorë dhe u largua por policia ka tashmë një identikit të tij.

FOTO GALERI
2/6
Perleshja e 72 vjecares me grabitesin 20 vjec

Top Channel