Pas 4 vitesh te Interi dhe 3 sezonesh e gjysmë te Roma, mbrojtësi brazilian Juanm Jesus duket se do të ndërrojë sërish skuadër gjatë merkatos së dimrit, por jo kampionat, pasi do të mbetet në Serinë A.

Mbrojtësi 29-vjeçar kërkohet me ngulm nga Fiorentina dhe ka pranuar të ulë edhe rrogën për t’iu bashkuar skuadrës vjollcë, ku pritet të luajë si titullar në krah të argjentinasit Pezzella, ndërsa tani pritet akordi mes klubeve.

Roma ka kërkuar 7 milionë euro për kartonin e Juan Jesus, ndërsa Fiorentina është ndalur në ofertën prej 5 milionë eurosh për huazim me detyrim blerjeje në verën e këtij viti.

Megjithatë kryeqytetasit kanë mbyllur marrëveshjen për blerjen e brazilianit të Atalantës, Ibanez dhe pritet të lënë të lirë Juan Jesus, duke qenë se 29-vjeçari nuk preferohet as nga trajneri Paulo Fonseca.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA