E kryer/ Agjenti i Eriksen dhe avokati i tij në Milano, së shpejti firma me Inter

16/01/2020 16:48

Eriksen tek Inter dukej si një çmenduri verën e kaluar, por tashmë është një marrëveshje e cila praktikisht mund të quhet 99% e përfunduar.

gazetari i njohur Italian, Nicolo Schira ka shkruar në Twitter se agjenti i lojtarit dhe një nga avokatët ndodhen në Milano për të përfunduar detajet e fundit.

Ndërsa mbrëmë në Londër ka qenë Ausilio nga Inter i cili dukej mjaft i lumtur.

Flitet se marrëveshja është mbyllur për 18 milion euro dhe lojtari do të ketë një kontratë deri në vitin 2024 ku pritet të fitojë 10 milion euro në sezon.

Top Channel