Dy shqiptarët kapen në banesën me kanabis, policia nuk ka prova mjaftueshëm për t’i akuzuar
16/01/2020 21:00
Dy shqiptarë janë kapur brenda një banese me kanabis në Deësbury të Britanisë së Madhe. Policia e Ëest Yorkshire kishte marrë informacion nga fqinjët aty pranë dhe pasi ka hyrë në banesë ka gjetur shqiptarët brenda.
Por ndërkohë që publikon edhe fotot e banesës, policia njofton se nuk ka ngritur asnjë akuzë ndaj shqiptarëve, pasi nuk ka prova të mjaftueshme.
Gjithsesi, dy personat kanë rezultuar se qëndronin ilegalisht në Britani, ndaj tani është Shërbimi i Emigracionit që po merret me çështjen e tyre.
Top Channel