“Çfarë do bëhet me ne, kemi një muaj e gjysmë që presim”/ Banorët “pritë” Ramës dhe komisionerit në Durrës

16/01/2020 12:31

Kryeministri Edi Rama pasi priti në Kryeministri komisionerin për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi, iu drejtuan më pas të dy Durrësit për të parë disa nga vendet e prekura nga tërmeti.

Ndërsa njihte komisionerin me dëmet e shkaktuara nga tërmeti, disa banorë të pranishëm në zonë ndërhynë duke pyetur se çfarë do bëhet me ta.

Zoti kryeministër, mund të flasim të lutem

Rama: Mirë?! ( Përshëndet banorët me dorë) Ça halli ke?

Banori: Ke një muaj e ca që ishte këtu dhe nuk e dimë se ça do bëhet. Kemi një muaj e gjysmë që presim.

Rama: Po pse ku ke parë ti që të bëhet gjithë kjo në një muaj e gjysmë?! (Tregon me shenjë nga pallatet e dëmtuara)

Banori: Po kemi parë

Rama: Po ke parë po

Top Channel