28/11 19:04
Ashtu siç u raportua më herët, sot në orën 20:30 ka nisur mbledhja e aleatëve në selinë e PD.
Kjo mbledhje vjen në një kohë që nesër do të mblidhet në orën 17.00 për herë të parë Këshilli Politik, ku PD do të përcaktojë përfaqësuesit e tyre.
Këshilli Politik u krijua dje nga PS-PD-LSI dhe Rudina Hajdari si pjesë e opozitës parlamentare, për të arritur në një marrëveshje për reformën zgjedhore.
Këshilli politik do të formohet me përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, drejtuesve të komisionit të reformës zgjedhore dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare në parlament.
Në fotot më poshtë shihen demokratët që i janë drejtuar selisë blu.
Top Channel