Ekrem Bajroviq dënohet me 12 vjet burgim në rigjykim për krime lufte në Kosovë Oerd Bylykbashi dhe Damian Gjiknuri, dy negociatorët të cilën bashkë me ndërkombëtarët punuan në heshtje për marrëveshjen e Reformës Zgjedhore flasin për rolin që të huajt luajtën për uljen e palëve.
Socialistët zotohen se pranojnë çdo propozim të palës kundërshtare dhe garantojnë se zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira dhe të ndershme, por demokratët nuk e fshehin skepticizmin e tyre.
Dokumenti përvijon vetëm rrugën përmes së cilës duhet të ecë reforma. Problematikat të cilat kërkojnë zgjidhje të menjëhershme janë të ndryshme në këndvështrimin e palëve.
Të dy negociatorët besojnë se 15 marsi është kohë e mjaftueshme për të përmbyllur reformën zgjedhore, ndërsa Damian Gjiknuri siguron se edhe opozita parlamentare do e mbështesë me votë kodin e ri elektoral, pasi shtegu për kushtin e tyre për ndryshimin e sistemit është lënë hapur. / Elda Menga /
Top Channel