Më të mirët e UEFA-s/ Dominon Liverpool në “top 11”

15/01/2020 19:54

Kampionët në fuqi të Europës dhe fituesit e botërorit të klubeve të zhvilluar në fund të 2019, janë edhe dominuesit në skuadrën më të mirë të vitit të publikuar nga UEFA.

Liverpul bëhet në mënyrë logjike, ekipi dominues në formacionin virtual të qeverisë së futbollit kontinental, me plot 5 lojtarë nga 1 në total.

Alisson Becker, Trent Alexander-Arnold, Virgil van Dijk, Andy Robertson dhe Sadio Mane’ janë të gjithë në formacionine vitit. bashkë me protaqgonistë e reds, janë edhe Matthijs de Ligt, Frenkie de Jong, Kevin De Bruyne, Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Robert Lewandoëski, në një skemë ëndrrash që tifozët nuk do arrijnë ta shikojnë kurrë me të njëjtën fanelë.

UEFA përzgjodhi futbollistë më të mrië pas një votimi ku morën pjesë më shumë se dy milionë njerëz. Nga të përzgjedhurit, 7 futbollistë janë në Premier Lig. Kristiano Ronaldo është përfshirë në formacionin e vitit për herë të 14 radhazi, çka përfaqëson një rekord më vete. portugezi kalon kështu me 3 edicione, rivalin e përjetshëm Lionel Mesi.

Top Channel