E kemi kaq pranë! Ja ku mund të shijohet perëndimi më i bukur i diellit këto ditë!

15/01/2020 19:25

Alket Islami, Alma Spathara dhe Anxhi Çeliku ishin pjesë e diskutimit të sotëm në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, lidhur me destinacionet më të preferuara gjatë këtij sezoni.

Alketi sugjeroi veriun e Shqipërisë, veçanërisht Vermoshin dhe Lëpushën, Alma u bëri thirrje të gjithë familjarëve të vizitojnë Malin e Tomorit, ndërkohë që Anxhi sugjeroi Brezovicën dhe disa destinacione të tjera perfekte për të ushtruar sportet dimërore.

Të pyetur nga Bieta për vendin ku shijohet më tepër perëndimi i diellit gjatë këtij sezoni, të gjithë ranë dakord për Divjakën.

Top Channel