Çfarë?! Jennifer Lopez do të lërë SHBA për të jetuar në…

14/01/2020 19:17

Jennifer Lopez është gati të lërë përfundimisht Amerikën për të jetuar në një vend më “të thjeshtë dhe organik”.

Këtë, aktorja 50 vjeçare, e ka zbuluar përmes një intervistë për “Vanity Fair”.

Pavarësisht arritjeve të saj në muzikë, kërcim e industrinë e filamve në një karrierë tre dekadëshe, JLO tha se do të zhvendoset në një qytet të vogël të Italisë, ndoshta dhe në Bali ku mund të ishte në paqe e të shijonte gjërat e vogla.

“Dua të shkoj në një vend ku mund të dal me biçikletë në rrugë , të blej bukë e të kthehem në shtëpi për të ngrënë e pikturuar, ose të ulem në karrige lëkundëse e të kem pamje të bukur me pemë,” është shprehur këngëtarja.

 

FOTO GALERI
1/6

Top Channel