Alketa, moderatore e festivalit më të rëndësishëm në Itali! Do të prezantojë krah emrave të njohur si…

14/01/2020 18:19

Alketa Vejsiu do të realizojë atë që nuk e ka bërë asnjë moderator tjetër shqiptar: do të prezantojë Sanremon e këtij viti krah emrave të njohur si Monica Bellucci, Antonella Clerici, Diletta Leotta, Sabrina Salerno, Goergina Rodriguez, apo Mara Venier.

“Sanremo 2020/ 70esima edizione/ Sono Felicisssimmmaaaa/ Kjo është ëndrra për të cilën ju kisha folur! Ëndrra për të cilën kam punuar dhe besuar fort që 12 vjeç! Ëndrra qe Frymëzoi Festivalin e 58 të të Këngës! Italia që pas Shqipërisë time është pa as më të voglin dyshim vendi më i bukur në botë! Trofeu im sot është trofe për të gjithë shqiptarët!”, ka shkruar Alketa në Instagram.

Festivali më i rëndësishëm i muzikës në Itali do të zhvillohet nga data 4 deri në 8 shkurt. Gazetare, prezantuese dhe sipërmarrëse, kështu e prezantojnë Alketën mediat në vendin fqinj, për të cilat moderatorja bjonde është e bukur, por edhe perfeksioniste.

“Është shumë e pashme dhe drejton ndër programet më të rëndësishme në Shqipëri” deklaruan drejtuesi dhe drejtori artistik i festivalit, të cituar nga ilfattoquotidiano.

FOTO GALERI
13/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA