Roma, çfarë tersi! Futbollistët, 19 “crack” në 6 vite

13/01/2020 12:51

Talenti i kombëtares italiane të futbollit Nicolò Zaniolo vuajti një dëmtim të rëndë në përballjen e serisë A që Roma zhvilloi ndaj Juventus duke u detyruar të dalë me barelë mes lotëve e duke vendosur në pikëpyetje, përfaqësimin në Euro 2020.

Këputja e ligamenteve në gjurin e djathtë imponon ndërhyrjen kirurgjikale, duke kthyer makthin e dëmtimeve te formacioni verdheblu, që ka vuajtur më shumë se asnjë tjetër në kontinentin europian.

Për nostalgjikët e Serisë A, Zaniolo u rrëzua jo larg zonës ku braziliani Ronaldo u shemb përtokë mes lotëve kur luante me Interin në vitin 2000. Tani Roma detyrohet të riformatojë formacionin titullar, por duhet së pari të gjejë shkaqet e dëmtimeve të përsëritura, që shumëkush ia faturon përgatitjes fizike.

9 lojtarë të skuadrës së parë dhe 7 të të rinjve kanë vuajtur dëmtime të tilla në vetëm 6 vitet e fundit, sidomos mbrojtësit.

Disa prej futbollistëve të ekipit kryeqytetas kanë përjetuar dy herë të njëjtat makthe, si në rastin e Strotman, të Florencit dhe talentit Bouah dhe nën akuzë është stafi përgatitës dhe infermieria që sipas mediave italiane, nuk është asnjëherë në lartësinë e duhur.

Top Channel