Kosova mposhtet minimalisht në miqësoren ndaj Suedisë në Katar

13/01/2020 09:11

Përfaqësuesja e Kosovës u mposht me rezultatin minimal 1-0 në takimin e parë për vitin 2020, miqësoren ndaj Suedisë, që u zhvillua në Katar.

Takimi iu vendos nga një gol i futbollistit që luan me Bdondbyn në Danimarkë, Simon Hedlund, ndërsa të dy trajnerët patën mundësi të provojnë futbollistë gjatë 90-minutëshit.

Kosova do të luajë në mars ndeshjen e Play Off-it të Nations League, ku do të tentojë një vend në Kampionatin Europian të këtij viti, ndaj FFK-ja pritet t’i organizojë një tjetër ndeshje miqësore trajnerit Challandes, për të pasur mundësi të vlerësojë të gjithë futbollistët.

Formacionet zyrtare:
Suedia: Abrahamson, Sandberg, Da Grasa, Larson, Anderson, Kacaniklic, Erlingamark, Saletros, Tankovic, Soder, Hedlund.
Kosova: Bekaj, Thaqi, Aliti, Kastrati, Shala, Bytyqi, Loshaj, F.Kastrati, Ibrahimaj, Rashani, Bekteshi.

Top Channel