Padyshim një nga surprizat më të bukura të puntatës së fundit të “Shiko kush Luan” për këtë sezon ka qenë pjesëmarrja e Getoar Selimit dhe Majk.
Përveçse rrëfyen plane profesionale dhe kënduan këngët e tyre më të mira, Getoar dhe Majk dhuruan spektakël të vërtetë me sportivitetin e treguar në lojërat e zhvilluara për ta por edhe pyetjeve pikante.
Këtë herë përballë kunatës së tij, Luana Vjollcës, Getoari s’mund t’i ‘shpëtonte’ pyetjeve që përfshinin edhe Marinën. Ndër pyetjet që Luana e bëri më buzëqeshje dhe shtymë qejf ishte ajo se kur Getoar dhe Marina planifikojnë të shtojnë familjen e tyre me një fëmijë.
“Zoti e din por gjithsesi ne jemi gati se jemi te martum…” – u shpreh Geti duke qeshur e duke na lënë të kuptojmë se nuk do të jetë e largët dita kur ai dhe Marina do të bëhen prindër për herë të parë.
Edhe ne mezi po presim për lajmin e bukur!
Top Channel