Diaspora/ U largova nga Shqipëria pasi asgjë nuk më plotësonte, përshtatej, e më jepte liri mua si artist

11/01/2020 20:00

Julian Bulku, u largua nga Shqipëria në fillim të viteve 90-të në moshën 19 vjeçare dhe pas disa vitesh në shtete të ndryshme nëpër Europë, ndaloi përfundimisht në Greqi, ku që prej 18 vjetësh po bashkëpunon me emrat më të shquar vendas.

Greqia i ka dhënë mundësi që të vazhdoj edhe më tej hapat si kërcimtar, si krijues, si artist. Julian Bulku është një prej instruktorëve më të mirë të Jogës.

Julian së bashku me Blerina Arbanën, drejtoreshën e shkollës së baletit  ka realizuar një master class me stuendët më të mirë të shkollës së baletit.

Këtij master class i’u bashkuan dhe 3 petagogë nga greqia, ku njëra prej tyre Aulona Lupo është me origjinë shqiptare.

Autore e Diaspora : Ledja Liku

Top Channel