Trajneri i Llapit, Tahir Batatina nuk është ndalur duke kritikuar ashpër drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, Batatina ka kritikuar drejtuesit e këtij institucioni, të cilët gjenden në Katar për të parë nga afër përgatitjet e Kombëtares së Kosovës para ndeshjes ndaj Suedisë.

“Ne japim miliona në futboll ndërsa zhvatësit e futbollit, pra miqtë e Agim Ademit që marrin mëditje e kujdestari më të larta sa të mjekëve, për herë të fundit këtë udhëtim e shijojnë nga parat tona”, ka shkruar ndër tjerash Batatina.

Ja postimi i plotë i tij:

Kujtojmë që Kosova ndeshjen kundër Suedisë e zhvillon të dielën me 12 tetor, me fillim nga ora 15:45

Top Channel