Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, ka zhvilluar mbledhjen në të cilin ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për të mbështetur koalicionin global në luftë kundër ISIS/DAESH.
Me vendimin e miratuar janë ndarë mjete në vlerë prej 250 mijë eurosh dhe këto mjete janë ndarë nga shpenzimet e paparashikuara. Vendimi obligon Ministrinë e Financave, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe institucionet tjera kompetente për zbatim të vendimit.
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka theksuar se Kosova si anëtare e koalicionit global për luftimin e terrorizmit është e përkushtuar ta mbështesë në të gjitha format luftën për demokraci dhe liri.
“Kosova radhitet përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftën kundër terrorizmit dhe në arritjen e objektivave të koalicionit global për luftimin e terrorizmit kudo në botë”, ka thënë kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë.
Top Channel