Një automjet tip foristradë ”Land Rover” është djegur në orën e parë të mëngjesit të sotëm në qytetin e Fushë Krujës.

Ngjarja është regjistruar në lagjen ”Punëtori” dhe dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Mjeti i djegur në pjesën e përparme të tij ishte parkuar në rrugë dhe dyshohet se i është vënë zjarri pasi është spërkatur me lëndë djegëse të llojit benzinë.

Burime policore bëjnë të ditur se pronari i mjetit ka deklaruar se nuk ka konflikte me persona të tjerë. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka shmangur djegjen e plotë të mjetit.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA