Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e disa ngjarjeve të ndodhura në qytetin e Korçës, kapjen dhe vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar të tyre, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Start 2020” si rezultat i të cilit u bë ndalimi i dy shtetasve.
Të ndaluarit janë
-B. Q., 28 vjeç,
-D. S., 28 vjeç.
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi K. A., 24 vjeç, si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj dy shtetasve E. F, 27 vjeç dhe V. K., 48 vjeç, të gjithë banues në Korçë.
Nga veprimet hetimore të kryera gjatë fazave të këtij operacioni, rezulton se dy shtetasit e ndaluar, B. Q; D. S., si dhe shtetasi i shpallur në kërkim K.A., të cilët kanë precedent të mëparshëm penal, janë autorë të dyshuar të ngjarjeve të mëposhtme:
Më datë 30.08.2019, në lagjen nr. 2, Korçë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit J. K., pa shkaktuar dëme në njerëz.
Më datë 20.12.2019, në lagjen nr. 7, Korçë, në lokalin e shtetasit E. S., shtetasi A. Z. (i cili u arrestua në flagrancë për këtë ngjarje) në bashkëpunim me shtetasin B. Q., kanë vjedhur një televizor plazma dhe një sasi lekësh.
Më datë 08.01.2020, në lagjen nr. 4, Korçë, shtetasi B. Q., dhe K. A., për motive të dobëta dyshohet se nëpërmjet kërcënimit të armës, kanë kanosur shtetasin N. F.
Më datë 07.01.2020, në lagjen nr. 14, Korçë, kanë thyer xhamin e automjetit tip “Toyota”, në pronësi të shtetasit B. R., ku kanë vjedhur 100 euro dhe një çantë me dokumente.
Më datë 09.01.2020, në lagjen nr. 15., Korçë, kanë tentuar të vjedhin dyqanin në pronësi të shtetasit M. P.
Më datë 09.01.2020, në lagjen nr. 14., Korçë, kanë vjedhur 50.000 lekë, në lokalin në pronësi të shtetasit E. R.
Më datë 10.01.2020, në lagjen nr. 4., Korçë, kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetases V. K.
Shtetasi E. F., ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë gjatë kryerjes së detyrës dhe së bashku me shtetasin V. K., dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë gjahu, të cilën e posedonte pa leje shtetasi K. A., dy televizorë plazma dhe gjashtë telefona celularë.
Materialet hetimore në ngarkim të pesë shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.
Top Channel