Zjarr në malin e Karaburunit, rrezikohet pylli i Llogorasë/ Zjarrfikësit s’shkojnë dot me automjet
09/01/2020 13:21
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë sot në orët e para të ditës në malin e Karaburunit.
Zjarri rrezikon pjesën e pyllit të Llogorasë në qoftë se era përparon në drejtim të lindjes. Mendohet se zjarri u ndez nga barinjtë e zonës ose persona të tjerë që kanë kërkuar të ngrohen.
Në vendngjarje janë specialistët e zonave të mbrojtura Vlorë, ndërkohë që punonjësit e zjarrfikëseve e kanë të pamundur të shkojnë me automjet për shkak të mungesës se rrugës ndaj po mbërrijnë në këmbë.Aktualisht janë duke u djegur shkurre dhe fikja po bëhet me mjete rrethanore.
Top Channel