Sipas njoftimit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit sot priten të prishen disa objekete të tjera tek Unaza e Re.

Që në orën 06:00 të mëngjesit në zonë kanë mbërritur forca policie në mbështetje të punëtorëve të IKMT-së. Policia ka bllokuar rrugën në 2 korsitë e saj nga ish- Sheshi Shqiponja deri tek ura e Lanës.

Janë planifikuar të prishen 6 objekte, nga të cilat një me shpërthim të kontrolluar, që do të realizohet një ditë më pas. Objektet që do të prishen, ndodhen pranë rrethrrotullimit në hyrje të Tiranës (ish shqiponja).

FOTO GALERI
6/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA