U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës Henley Passport Index ka radhitur pasaportat më të fuqishme të botës për vitin 2020. Radhitja u bë në bazë të numrit të vendeve që mund të kenë akses poseduesit e këtyre pasaportave.
Në mënyrë surprizuese vendin e parë e zë Japonia me plot 191 destinacione, e ndjekur nga Singapori me 190 destinacione.
Në vendin e tretë renditet Korea e Jugut me 189 destinacione. Vendi i preferuar i shqiptarëve, Gjermani rënditet e treta gjithashtu me 189 destinacione. Fqinjët e Italisë rënditen në vendin e 4 me 188 destinacione. SHBA dhe Britania e Madhe rënditen në vendin e 8 me plot 184 destinacione.
Shqipëria mban vendin e 54 me 114 destinacione. Të gjitha vendet e rajonit janë më lart se vendi ynë. Maqedonia e Veriut rënditet në vendin e 47 me 123 destinacione, Bonje dhe Hercegovina rënditet në vendin 52 me 117 destinacione, Mali i Zi në vendin e 46 me 124 vende dhe Serbia në vendin e 33 me 133 destinacione.Ndërsa Kosova mban vendin e 99 me 40 destinacione.
Në vendin e fundit rënditet Afganistani me 26 destinacione.
Top Channel