Teksa sot mbahet seanca e radhës për pronarin e kompanisë “Arbri Garden”, Arbër Çekajn (i akuzuar për trafikimin e 613 kg kokainë të ardhur nga Ekuadori), ky i fundit i ka kërkuar prokurorisë që të përjashtohet nga çështja prokurori Edvin Kondili.
Sipas Çekajt, prokurori e ka personale me familjen e tij dhe se Kondili i ka poshtëruar babanë duke hapur kontejnerin me dhunë.
“Unë nuk mund të vazhdoj me të. Nëse SPAK nuk ka një prokuror në këtë vend, të bëhet si Champions League, të merret nga Serbia, meqë tani kemi marrëdhënie të mira, ka thënë ai ndër të tjera gjatë seancës. Ky prokuror kaloi vetting-un në kurrizin tim dhe u bë pjesë e SPAK”.
Çekaj u arrestua nga policia për pritjen e 614 kg kokainë në Portin e Durrësit në vitin 2018. Droga ishte fshehur në kontejnerë, ndërsa Çekaj përdorte emrin e kompanisë së tij të importit të frutave për të fshehur transportin e drogës.
Top Channel