Fshati që të gjithë kemi vizituar qoftë dhe një herë të vetme, bën që t’i rikthehemi çdo herë me të njëjtën kënaqësi. E keni vënë re se sa herë na qëllon një rrugë drejt Pogradecit, përfundojmë si për çudi në Korçë dhe agu na gjen në Dardhë?

Në emisionin “Fshatrat e Shqipërisë”, arsyet se përse të gjithë preferojnë fshatin turistik janë të gjitha. Ilnisa Agolli, do të na rrëfejë çdo hap aty, që nga përzgjedhja e hotelit deri në detajet e hershme të traditave për të cilat dardharët janë shquar ngahera.

Itinerarin që duhet të bëjmë duke e nisur nga burimi kurativ për stomakun dhe mëlçinë “Uji i qelbur” deri tek prodhimet bio dhe të freskëta që të shijojnë në një tjetër nivel. Muzeun fotografik-historik, kishat, shëtitjet nëpër sokake apo shtigje dhe gjithë historikun e pasur të fshatit, zhvillimi i të cilit tashmë varet vetëm nga turizmi. E si mund t’i thuash jo një fshati që mund të bësh ski, të ngopesh me oksigjen dhe të ndjehesh i lirë? Ku në çdo portë që troket, gjen dikë që të pret? Ku të ikën si me dorë mërzia dhe pa ikur ende ajo që do është të rikthehesh?

A mjaftojnë kaq, për ta lexuar dhe një herë titullin se “Të gjitha rrugët të çojnë në Dardhë”? Ndiq emisionin tani…

Top Channel