Ka përfunduar puna për ndërtimin e hidrocentralit të Moglicës, pjesë e projektit të Kaskadës së Devollit. Pasi të mbushet rezervuari, do të bëhet i mundur edhe fillimi i prodhimit të energjisë, me një prodhim vjetor që është llogaritur në 475 GWh.

Duke llogaritur tashmë edhe HEC-in e Banjës që ka përfunduar dhe është vënë në punë, së bashku do të prodhojnë 729 GWh në vit, çka do të thotë se rritja e prodhimit të energjisë në Shqipëri do të jetë me 17%.

Diga e Moglicës është 167 metra e lartë, digë me bërthamë asfalti dhe mbushje me material shkëmbor. Raportohet se ajo është nga më të lartat në botë të llojit të vetë. Rezervuari i Moglicës është 7 km2 sipërfaqe, e krahasueshme me 1000 fusha futbolli, dhe mban 400 milionë m3 ujë. Ndërsa tunelet e Moglicës kanë gjatësi 11 km tuneli i prurjes dhe 17 km arrin gjatësia e tuneleve në total. Centrali i Moglicës është projektuar me një kapacitet 184 MW prodhim energjie.

Vlera totale e investimit të Statkraft për këto dy hidrocentrale arrin në mbi 535 milionë euro.

Në një postim në ‘Facebook’, ish-ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, e konsideron përfundimin e punimeve në Moglicë të Korçës si “një lajm shumë i mirë për sektorin elektroenergjetik në Shqipëri”.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA