Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të marrë në shënjestër pasuritë kulturore të Iranit.

SHBA vrau me dron gjeneralin iranian Kasem Suleimani dhe Irani premtoi hakmarrje. Ndërkohë Trump, lëshoi paralajmërimin e tij për faktet historike iraniane, të dielën.

Kjo bëri që të alarmohej edhe organizata e Kombeve të Bashkuara. Për UNESCO-n, kjo do të ishte një krim lufte. Në Iran, gjenden plot 24 sajte të trashëgimisë kulturore botërore të mbrojtura nga UNESCO. Le ti hedhim një sy atyre. -Ansamblet e manastireve armene të Iranit. Bëhet fjalë për tre manastire të krishtera armene, më i vjetri prej të cilëve daton në shekullin e 7. Qyteti i lashtë i Bamit është një tjetër pasuri që sipas UNESCO-s përfaqëson shembullin e jashtëzakonshëm të një vendqëndrimi antik të fortifikuar. Bisotuni, është një mbishkrim shumë-gjuhësh në faqen e një shpati në Iranin perëndimor.

I shkruar në babilonisht, persishten e vjetër dhe gjuhën elamite, ai tregon se si mbreti Darius mundi armiqtë e tij. Maymandi, është një tjetër pasuri e Iranit, në jug të vendit. Pallati i Golestanit në zemrën historike të Teheranit është një destinacion i preferuar për turistët. Gonbad-e Qābus, është një varr i ndërtuar në vitin 1006 për sunduesin e qytetit të lashtë të Ziyaridit. Kulla, sipas UNESCOs, ilustron zhvillimin e matematikor dhe shkencor në botën myslimane, në fund të mijëvjeçarit të parë. Xhamia e madhe e Isfahanit, është një tjetër thesar po ashtu edhe sheshi Emam në Esfahan, sheshi më i madh i një qyteti, në botë, i rrethuar nga ndërtesa të rëndësishme historike.

/Ardita Becolli/

FOTO GALERI
1/20

Top Channel