Gjyqi për Gërdecin, Mediu flet pas seancës: S’mund të vazhdojë një proces me aludime se çfarë ka ndodhur Disa të shtëna me armë raportohet se janë shënuar në Mirditë, ku siç Top Channel mëson, është shënuar një viktimë.
Ai është Kastriot Reçi dhe është pronar i një televizoni lokal, “Media Plus Televizion”.
Mësohet se Reçi është vrarë pranë lokalit të tij. Ndërkohë në profilin e tij në facebook, mesazhi i fundit që ai kishte lënë është: “Miq, Gëzuar Vitin e Ri 2020! Qëndroni sa më larg njerëzve të këqij, mashtrues dhe të pa besë.’
Ndërkohë policia ka ngritur disa pika kontrolli siç duket edhe nga video e siguruar nga Top Channel.
Mirditë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 11:05, në afërsi të një lokali në Rreshen, Mirditë,në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi K.R., 47 vjeç
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.
Top Channel