A e vutë re? Këto janë dy dhuratat që keni fituar sot në mëngjes!

07/01/2020 17:50

Instruktori i njohur i yoga-s, Klodi Murati, ishte pjesë e diskutimit të sotëm në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku shprehu objektivat dhe dëshirat për vitin 2020.

Ai iu bëri thirrje të gjithë ndjekësve që të investojnë më tepër të vetja dhe shëndeti, duke u fokusuar vetëm tek e ardhmja dhe gjërat e bukura që e presin çdokënd.

E në mes të fjalës së tij, ishte kjo shprehje e goditur që fitoi duartrokitjet e publikut dhe jo vetëm:

“Ne që jemi këtu në studio dhe njerëzit që na shohin nga televizori, sot në mëngjes kanë hapur dy dhuratat më të bukura të jetës së tyre, që janë sytë”.

Top Channel