Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja të vendit dhe i ka dhënë këtij të fundit edhe 48 orë kohë për të paraqitur pranë tij emrin e kandidatit për kryeministër të ardhshëm të qeverisë së republikës së Kosovës, para se të marrë veprimet e radhës kushtetuese dhe ligjore.

Pas takimit në Presidencë, Albin Kurti tha se ky takim ishte pa efekte juridike.

“Unë dëgjova nga presidenti që të formohet sa më shpejt themelimi i institucioneve, ai kërkoi të bëjmë nominimin për kryeministër…”, shprehet Kurti.

Duke folur rreth shkarkimit të mundshëm të Glauk Konjufcës nga posti i kryetarit të Kuvendit, Kurti tha se nuk mund të ketë kthim prapa ndërsa për ofertën e re që mund t’i drejtohet LDK-së, Kurti tha se do të diskutohet në takimet e ardhshme, ndërsa i bëri edhe një herë thirrje LDK-së që sa më shpejt të ndërtojnë institucionet e reja.

Sipas Kurtit, është më mirë që për çështjen e presidentit të vendoset më vonë. Kurti shkoi në takimin me presidentin Thaci pa një marrëveshje me LDK-në ndërkohë që më herët kishte publikuar emrat e pesë ministrave nga Vetëvendosje duke i kërkuar lidhjes demokratike të dërgonte edhe ajo emrat e pesë ministrave të saj dhe të zëvendëskryeministrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA