A ka realisht një romancë mes tyre? Pitt e quan “shoqe të mirë”, ish-bashkëshorten Aniston

06/01/2020 12:37

Pas marrjes së çmimit “Aktori me i mirë në rol joprotagonist” për filmin “Once Upon a Time in Hollywood”, Brad Pitt mbajti një fjalim të shkurtër në Golden Globes.

Përgjatë fjalës së tij, ylli i kinematografisë ceku një temë të shumëpërfolur nga tabloidë të ndryshëm, atë të lidhjeve dhe romancave të tij të pretenduara kohët e fundit. Teksa aktori preferoi ta trajtonte të gjithën këtë me nota humori, vëmendja u qendërzua te Jennifer Aniston. Bota ishte kurioze të dinte reagimin dhe mimikat e saj.

“Do kisha dashur të sillja nënën time [në Golden Globes] por nuk munda, sepse ndodh që me çdo grua që më shohin afër, thonë e kam të dashur”, u shpreh Pitt.

Jennifer u pa te qeshte….

Po kështu, gjatë parakalimit të tij në tapetin e  kuq, Brad u pyet sa i takon Anistonit, për të cilën e u shpreh se rastis që të takohet shpesh me të.

“Është një shoqe e mirë”, iu referua ai ish-bashkëshortes.

Ju kujtojmë se aktorët ishin të martuar nga viti 2000 deri në 2005-n.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA