Dëbora e parë që ka vijuar e pandërprerë prej disa orësh, ka zbardhur Malin e Tomorrit, Teqenë e Abaz Aliut dhe qytetin e Skraparit.

Siç shihet edhe në foto e video, bora ka zbardhur të gjithë zonën e Tomorrit, që frekuentohet edhe në stinën e dimrit nga turistë të shumtë. Peizazhi dimëror që ofron Tomorri është një ndër atraksionet kryesore dimërorë të qarkut të Beratit,që në çdo stinë ka interes të lartë nga vizitorët.

E zbardhur nga dëbora është edhe Teqeja e shenjtë e Abaz Aliut, që pret e përcjell çdo vit mijëra pelegrinë në javën e shenjtë. Edhe qyteti i Skraparit është mbuluar nga flokët e borës,që shihen mbi taracat e shtëpive,në gjethet e pemëve e në lulishten e qytetit.

Si pasojë e reshjeve të rëna gjatë ditës,në Malin e Tomorrit trashësia e dëborës arrin në disa centimetër,ndërkohë që në rrugët e qytetit të Skraparit është e papërfillshme. Edhe pse drejt Malit të Tomorrit dhe Teqesë së Abaz Aliut dëbora ka arritur në disa centimetra,rruga është e kalueshme dhe makinat qarkullojnë pa probleme,ndërkohë që temperatura në mal ka arritur në minus 1 gradë celsius pasditen e sotme.

FOTO GALERI
9/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA