Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, tha në Konventën e partisë së saj për Tiranën se sot rifillon aksioni politik i opozitës.
Në fjalën e saj, Kryemadhi foli për largimin e rinisë, viktimat e tërmetit si dhe sipas saj për rrënimin ekonomik që Rilindja po i sjell vendit.
“Politika jo humane dhe dritëshkurtër e Rilindjes ngriti taksat për shqiptarët dhe bizneset dhe si rezultat me mijëra biznese u mbyllën.
Mbyllja e mijëra bizneseve erdhi edhe si rezultat i korrupsionit të paprecedent të taksidarëve të Rilindjes.Biznesi vendas por edhe investitorët e huaj janë lënë në dorë të gjobëvënësve dhe klientëve kriminalë të qeverisë. Ndaj Shqipëria ka nivelin më të ulët të investimeve të huaja në rajon, dhe ka rënë poshtë në treguesit e klimës së biznesit.
Kthimi i ekonomisë shqiptare në një lavatriçe e pastrimit të parave të drogës të trafiqeve ka dëmtuar ekonominë në afatgjatë, duke shkatërruar konkurrencen dhe tregun e lirë.
Bilanci i 2019-të na tregon qartazi se kjo është qeveria e dështimeve të mëdha edhe në bujqësi. Ne sot mbajmë vendin e fundit në rajon për produktivitetin, eksportet dhe për mbeshtetjen e prodhimit bujqësor. Dhe dështimi për të mbështetur bujqësinë është dështim për të mbështetur gjysmën e popullsisë shqiptare që merret me të, e cila, në 80 përqind të saj punon për tu ushqyer vetë, pra, për të mbijetuar.
Por 2019, shënoi një rritje, rritjen e pagesës për koncesionet: shqiptarët paguan 16% më shumë se në 2018,për koncesionet.Kocesionet e sterilizimit ku çdo komplet kushton 60 here me shume se ne Gjermani,Turqi e gjetke.
• Unaza e Re – 40 milion euro grabitja
• Teatri – 200 milion euro
• Dividenti – 140 milion euro iu merren buxhetit te shqiptareve
Ndonëse, ishte viti i fatkeqësisë së shqiptarëve, ndërkohë që sipas shifrave të qeverisë 10225 qytetarë flenë në çadra,mbi 3580 shtëpi dhe godina janë prishur, dhe 3650 qytetarë duhet të dalin nga vendet ku janë strehuar se ju ka mbaruar afati, e vetmja gjë që rritet është pagesa për koncesionet dhe klientët e qeverisë. Edi Rama dhe Rilindja paguajnë vetëm një koncesion 8.5 milion euro për punë të pabërë. Dhe nuk ka as humanizmin, as inteligjencën që me këto 8.5 Milion euro mund të ndërtonte 40.000m2 apartamente për 10000 shqiptarë që jetojnë në çadër”, tha Kryemadhi.
“Viti 2019 shënoi edhe një rekord tjetër të trishtë: investimin më të ulët në arsim, mbylljen e dhjetra shkollave në të gjithë Shqipërinë disa për mungesë infrastrukture por shumica në zonat rurale për shkak të mungesës së nxënësve. Ne akuzojmë sot këtë mazhorancë se kjo politikë e shkatrimit të vendit është e qëllimshme, sepse në një shoqëri ku investimi në arsim është i vogël, ka vetëm dy rrugë: ose largimi për t’i shpëtuar injorancës dhe padijes ose nëpërmjet injorancës t’i nënshtrohet pushtetit sado i mbrapshtë të jetë ai.
Shëndetësia përfaqëson një dështim tjetër spektakolar te kesaj qeverisje. “Shëndetësia falas”është në fakt alibia e Rilindjes për grabitjen më të madhe të buxhetit të shqiptarëve.Nga shëndetësia falas ajo është tashmë për këdo wshtw shëndetësia më e shtrenjtë në rajon, dhe detyrimin publik per t’i sherbyer shëndetit të njerëzve, kjo mazhorancë e ka hedhur tek privat i cili realizon me pagesë mbi 70 përqind të volumit të shërbimeve që duhet të ofroheshin nga sistemi publik.
Pra fjalët janë të tepërta për të përshkruar mungesën e përgjegjësisë,ndjeshmërisë dhe humanizmit,të kësaj qeverie e cila ka vetëm një qëllim: grabitjen dhe zhvatjen.
Më 8 tetor të vitit 2019 shqiptarët morën edhe një goditje tjetër në ëndrën e tyre Evropiane.Jo-ja nga Bashkimi Evropian, ishte një shuplakë tjetër në fytyrën arrogante të kësaj qeverisje.
Një gjë është e qartë, realiteti virtual i gënjeshtërt që Rama mendon se konsumojnë çdo ditë shqiptarët, nuk mund të funksionojë edhe me partneret Evropiane.
Ata nuk mund të gënjehen më kur shikojnë se si Shqipëria, faktor historik për paqen e stabilitetin në rajon, po kthehet në një provokator i këtij stabiliteti nga aventurat, akrobacitë apo amatorizmi i kryeministrit në politikën e jashtme, ashtu siç e paralajmëroi Bundestagu gjerman me 9 kushtet e tij.
Tashmë ka dale edhe boja e fasadës së lyer nga Rama se në Shqipëri ka një normalitet politik. Këtë e dinë mirë dhe e shprehin edhe partneret tanë. Mungesa e dialogut politik,mungesa dhe vonesa në ngritjen e institucioneve të drejtësisë, dhe zbatimin e reformën në drejtësi, nuk ka më dyshim që ishin përpjekje e Ramës dhe alibi e tij për kapjen e sistemit të drejtësisë. Me një qellim, ruajtjen e vetes dhe bandës së tij nga ndëshkimi për grabitjen dhe skandalet në kurriz të shqiptarëve.
Tashmë fasades i ka dale boja. Evropa nuk i tha JO shqiptarëve, por autokratit Edi Rama. 9 kushtet që Bundestagu i vuri Shqipërisë janë shumë të qarta.
LSI dhe opozita e bashkuar ka patur gjithnjë gatishmërinë për të realizuar të gjitha kushtet që kanë të bëjnë me hapjen e negociatave.Por, si gjithmonë, ka vetëm një person që nuk e do hapjen e negociatave; dhe ky është Edi Rama, i cili nuk do që të ketë më shumë BE në Shqipëri, se kështu merr fund uzurpimi i pushtetit dhe vjedhja qe i bën shqiptarëve.
Boja i ka dalë edhe fasadës së premtimeve te tij tek ndërkombëtarët për reformë elektorale, të cilën po bën çmos për ta zvarritur për ta shtyrë, sepse e di se pa reformë, nuk mund të ketë zgjedhje, dhe zgjedhjet janë tmerri i tij”, tha ajo më tej.
Top Channel