Vajza e Renis Gjokës nën gjurmët e të atit: I pëlqen kur i këndoj …

31/12/2019 18:06

Renis Gjoka ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli si rrallëherë për të bijën, Aurën dhe zbuloi pak nga përditshmëria me të.

Ai tregoi se i këndon shpesh së bijës për ta vënë në gjumë, aq sa tani ajo ka edhe këngën e saj të preferuar.

“You are so beautiful” është kënga e preferuar e Aurës, këngë që Renisi e këndoi për pak sekonda në studio.

Ai gjithashtu theksoi se të qenit baba ka bërë që të jetë më i përgjegjshëm e të gjendet më tepër në shtëpi.

Top Channel