Mbrëmja e 1 janarit do të përcjellë spektakël, muzikë, humor e argëtim falë “Shiko Kush LUAN”. Plot 30 të ftuar në shtëpinë e dytë të Luana Vjollcës, për të dhuruar një atmosferë si kurrë më parë.

Me një hapje spektakolare nga vetë Luana, mbrëmja e parë e janarit premton më shumë nga se e mendojmë. Autorja dhe moderatorja e “Shiko Kush LUAN” ka vendosur të hedhë e para hapin drejt spektaklit, duke e nisur maratonën e argërimit të 1 janarit me një performancë të vetën. Veshur kokë e këmbë me të kuqe, duke kënduar “Felice Navidad” e duke kërcyer sëbashku me trupën e baletit, Luana ka menduar t’i shtojë magjinë festimeve të vitit të ri.

Jo vetëm kaq, pasi Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura është vënë në dispozicion enkas për hyrjen e spektaklit, për të përcjellë emocione të veçanta. Plot 30 të ftuar specialë, për një mbrëmje krejt ndryshe. Pjesa e parë do t’i dedikohet muzikës popullore, nën shoqërinë e Bujar Qamilit, Shkëlzen dhe Korab Jetishit, Shyrete Belulit dhe Ëngjëllusha Saliut, Gilit, Fatmira Breçanit dhe Shkumbin Ismajlit.

Në pjesën e dytë, për herë të parë do të bëhen bashkë pas shumë kohësh në një skenë të vetme West Side Family dhe Produkt 28. Ashtu sikurse, në një altar të ngritur enkas për ta në skenë, mes betimesh plot humor, Klea Huta dhe Elgit Doda do të kurorëzojnë dashurinë e tyre. Të ftuar specialë janë gjithashtu grupi Ali Pash Tepelena, për të sjellë atmosferën e muzikës popullore të jugut.

Gjiko, Butrint Imeri, Adrola Dushi, Aurela Hoxha, Agnesa Vuthaj, Sara Kolami, Françeska Jaçe, Ylli Limani dhe Klejdi do të dhurojnë peeformanca, humor e batuta pafund enkas për spektaklin në pjesën e tretë. Natyrisht, çka nuk do të mungojë për asnjë moment janë lojërat tipike të “Shiko Kush LUAN”, që përveçse zbulojnë shumë nga jeta e personazheve, ia shtojnë edhe më tepër magjinë festimeve.

Jeni gati për një mbrëmje të paharueshme?

Top Channel