Një automjet është djegur gjatë mbrëmjes së diele në lagjen 10 korriku në Vlorë.

Automjeti i llojit Lanca me targat Aa 550 ET në pronësi të shtetasit me inicialet B.B ka marrë flak në lagjen 10 Korriku në Vlorë pranë Lungomares.

Paraprakisht dyshohet se shkak për shpërthimin në flakë të automjetit është shkëndija elektrike.

Në vendngjarje janë forcat zjarrëfikse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve si dhe forcat blu të Vlorës të cilët po hetojnë më tej rreth kësaj ngjarjeje.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:40, në lagjen “10 Korriku” Vlorë, shtetasi F.E duke tentuar të ndizte mjetin tip “Lançia”, ka konstatuar se mjeti u përfshi në flakë.

Menjëherë është njoftuar shërbimi zjarrfikës dhe policia të cilët kanë shkuar në vendngjarje.

Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti është djegur për shkaqe aksidentale.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA