Zjarr në katin e pestë të një pallati në Pogradec, banorët të bllokuar nga tymi
28/12/2019 13:18
Kati i pestë i një pallati në Pogradec ka marrë flakë, duke shkaktuar panik te banorët e tij.
Zjarri ka rënë në katin e fundit, teksa çatia është përfshirë e gjitha nga flakët. Ndërkohë, tymi ka lënë të bllokuar për shumë minuta banorët, që pas panikut janë evakuuar nga forcat zjarrfikëse.
Pallati ndodhet në qendër të qytetit dhe banesa në flakë është në pronësi të ish-kryetares së bashkisë, Elida Canka.
Top Channel