Zhvillimet më të fundit të merkatos në Evropë, Interi me dy objektiva të mëdha!

28/12/2019 11:24

Na ndajnë pak dit nga fillimi i merkatos dhe ekipet në të gjithë Evropën janë vendosur në lëvizje.

Si rrallëherë, merkatoja e janarit do të ketë blerje të “çmendura”. Isco pritet të transferohet tek Celsea, ndërsa në krahun tjetër në Madrid do të vijë Chistian Eriksen, i cili është dhe në muajt e fundit të kontratës së tij me Tottenham. Edhe Serie A, pritet të jetë shumë e “nxehtë” këto ditë të ftohta dimri.

Milani sapo zyrtarizoi Zlatan Ibrahimovic, i cili nënshkroi një kontratë 6 mujore me klubin e “djallit”, me opsion rinovimi edhe të një viti tjetër, në bazë të paraqitjeve të gjigantit suedez gjatë këtyre muajve. Juventusi dhe Paris Sanit Germain janë gati të kryejnë shkëmbimin e bujshëm, Leonardo Paredes- Emre Can, shkëmbim ky që është pritur shumë mirë nga të dyja klubet respektive.

Edhe Interi i Antonio Contes pritet të bëj disa ndërhyrje interesante në merkato. Objektivat e klubit janë dy, sulmuesi Oliver Girud dhe mesfushori Arturo Vidal. Mesfusha dhe sulmi kanë qenë dy repartet ku ekipit milanez i kanë munguar alternativat, por edhe pse me organikë të cunguar zikaltërit kanë bërë majft mirë këtë fazë të parë të kampionatit duke u renditur në vendin e parë së bashku me Juventus .

Francezi është në fundin e kontratës së tij me blutë e londrës dhe për të nevojitet një shumë simbolike për ta parë në Milano. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Arturo Vidal, edhe pse është aktivizuar shumë pak në Barcelonë, trajneri Ernesto Valverde beson shumë tek cilësitë e tij dhe nuk është i gatshëm që të heqë dorë nga shërbimet e tij në mesin e sezonit. Por me një ofertë të rëndësishme në nivel financiar Barcelona mund të ndryshojë mendje për të. Një gjë është e sigurt, ky sesion i merkatos do të jetë më i gjallë se kurrë, dhe do të shohim shumë fytyra të reja në ekipet kryesore të Evropës.

Top Channel