Arturo Vidal i shpall luftë Barcelonës vetëm e vetëm për t’u transferuar te Interi në merkaton e dimrit.

Nëse nga njëra anë klubi katalanas kërkon ta mbajë me kërkesë të trajnerit Valverde dhe yllit të skuadrës Lionel Messi, në krahun tjetër është mesfushori kilian që kërkon të largohet me çdo kusht për t’u vendosur në dispozicion të Antonio Contes te Interi.

Sëfundmi Vidal e ka rritur shumë tensionin mes tij dhe klubit dhe gjithçka ka të bëjë me disa bonuse në kontratën e 32-vjeçarit para të cilat Vidal nuk i ka marrë nga Barcelona

Ky është një lajm që bën të lumtur drejtuesit e Interit të cilët e kanë bërë ofertën e parë për Vidal ndërkohë që kanë arritur edhe akordin ekonomik me futbollistin për një kontratë për 2 vite e gjysmë me një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon, deri në verën e vitit 2022.

Nuk është arritur ende marrëveshja me Barçën për mbretin “Artur” pasi blaugranat kërkojnë disa milionë euro më shumë se 12 milionët që ka ofruar Interi për kartonin e 32-vjeçarit, por tensioni i krijuar mes palëve sëfundmi e afron mesfushorin më shumë me Interin dhe gjasat janë që marrëveshja të arrihet gjatë ditëve të ardhshme.

Vidal është objektivi i parë i Contes në merkato për mesfushën, ndërkohë që ndiqen me vëmendje edhe Dejan Kulusevski që luan për Parmën por që është në pronësi të Atalantës dhe Rodrigo De Paul i Udineses.

Top Channel