Një aksident me tre të plagosur ka ndodhur rreth orës 23 40 min përgjatë bulevardit Ismail Qemali në afersi te shkollës Industriale.

Automjeti tip Mercedes Benz ka dalë nga një rrugicë ku është goditur nga automjeti Nissan, ku si pasojë mbetën tre të rinj të plagosur dy në makinën Nissan dhe drejtuesi i makinës Mercedes.

Në vendgjarrje kanë mberritur policia, zjarrfikësit si dhe autoambulancat që kanë shoqëruar tre të plagosurit në spital.

Policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentin ndërkohë që tre të rinjtë janë nën kujdesin e mjekve.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel