Pasi u përfolën për muaj me radhë në mediat rozë, aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj pranoi më 13 nëntor në “Wake Up” se ajo dhe tanimë ish-bashkëshorti i saj, Aleksi gjendeshin në një procedurë divorci.

“Po është e vërtetë, jemi në një procedurë divorci. Kërkesa për divorc është paraqitur në qershor”, tha moderatorja duke shtuar se ajo dhe Aleksi kanë një mrekulli që quhet Viktoria “po që është e vërtetë që po divorcohemi”, deklaroi asokohe Rudina.

Por pavarësisht se dyshja nuk është më, ka diçka që do t’i mbajë përherë të bashkuar; Viktoria, vajza e tyre. Në llogarinë e saj në Instagram, Dembacaj publikoi një fotografi ku shfaqet përkrah së bijës dhe Aleksit.

“Viktorja, e bukura jone! Sot ti ben 3 vjeç, 3 vite drite e lumturi per ne. I lutemi Zotit te jemi gjithmone prane teje, vetem per te te pare te rritesh e lumtur. Nga gjithe gjerat e kesaj bote e vetmja gje qe nuk do te mungoje kurre eshte dashuria. Te duam shume!!! ” shkroi Rudina.

 

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA