Pas një përleshjeje të një grupi personash të premten afër mesnatës në Malishevë, një i ri ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve.

Personat e përfshirë në rrahje janë arrestuar si dhe janë konfiskuar 2 automjete, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

“Policia në Malishevë ka pranuar informacionin se me datë 27.12.2019 rreth ores 23:25, disa persona te lënduar kanë kërkuar ndihme mjekësore në Qendrën e Mjekisë Familjare në Malisheve. Policia menjëherë ka shkuar në lokacion. Dyshohet se rreth 9 persona kanë marrë pjesë në një rrahje ne rr. “Ahmet Paqarizi” Dragobil- Burim dhe si pasoje e lëndimeve të marra mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi”.

“Policia dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes për hetimin e rastit, personat e dyshuar të involvuar janë arrestuar dhe po ashtu 2 automjete janë konfiskuar. Është iniciuar rasti “vrasje” dhe’ pjesëmarrje në rrahje’ , ku hetimet dhe veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente”, thuhet në njoftim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA